Autoservis Krasniqi
Auto Krasniqi ju ofron kontrollim teknik për të gjitha mjetet e lehta dhe të rënda deri në 10 ton me teknologji dhe pajisje moderne gjermane. Ju ofrojmë siguri dhe garanci, pasi që tek ne operon stafi profesional për kontrollime teknike Të gjitha paisjet janë fjala e fundit e teknologjisë gjermane që mundësojnë precizitet dhe rezultate të shkëlqyeshme të testeve të ndryshme. Objekti është përfunduar në vitin 2008 dhe ofron shërbimin më të mirë të mundshëm
Autoservisi Krasniqi bën edhe servisimin e makinave të lehta të tipave të ndryshme.
Edhe në këtë lëmë auto servisi Krasniqi ofron në cilsë të lartë në kryerjen e intervenimeve dhe servisimeve, duke ofruar kualitet, shpejtësi dhe cilësi të pakrahasuar në vendin tonë.
Të gjitha llojet e intervenimeve teknike të kamionëve kryhen nga ekspertë të kësaj lëmie duke pas parasysh edhe përgatitjet profesional për intervenime të tilla, kurse hapsira për punë na mundëson shpejtësi në kryerjen e shërbimeve tona.
Autoservisi Krasniqi përveç shërbimeve cilësore të lartcekura në fushat tjera, ka një bashkëpunim të thellë edhe më kompaninë Gjermane Beissbarth, e cila me një traditë 100 vjeçare është e specializuar në servisim dhe sigurimin e pjesëve origjinale.
Përveç shumë shërbimeve të servisimit të vetuarave, Auto Krasniqi posedon edhe qendrën për kontrollim teknik që ju ofron shërbime cilësore dhe profesionale përmes teknologjisë së fundit gjermane. Kjo qendër e kontrollimit teknik është e licencuar dhe mundëson kontrollim teknik për vetura të vogla dhe mjete të mëdha nga 3.5 deri në 10 ton. Qendra është hapur në vitin 2008 dhe ofron garanci dhe cilësi në shërbimet e veta.
Për cilësinë e shërbimeve tona dëshmon edhe numri i madh i klientëve të cilët kanë pranuar shërbim të shpejtë dhe ekskluziv në këtë qendër, e cila është e vetmja në rajonin tonë.
Jemi të specializuar për servisime të veturave të ndryshme kryesisht të tipit Volkswagen, Audi, Seat, Shkoda, Mercedes, etj. Me staf profesional dhe me teknologji gjermane. Të gjitha pjesët janë origjinale dhe të garantuara nga kompania gjermane Beissbarth® Si dëshmi më e mirë për efektshmërinë e servisimeve tona është padyshim edhe numri i madh i klientëve të cilët gjithmonë janë ndarë të kënaqur me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e intervenimeve tona.
Element tjetër që dëshmon kualitetin e punës tonë është edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me KFOR-in gjerman, ku një pjesë se madhe e makinave të tyre riparohen tek Autoservis Krasniqi, si dhe duhet të merret parasysh se ky bashkëpunim daton qysh nga hyrja e forcave të Natos në Kosovë. Së shpejti Autoservis Krasniqi do të zgjeroj hapësirën punuese për të zgjeruar edhe më shumë veprimtarinë ekskluzive për riparimin e të gjitha llojeve të kamionëve.